Policia jep detaje për foshnjën që u gjet e vdekur në Gjakovë

  • 23 March 2018 - 10:08
Policia jep detaje për foshnjën që u gjet e vdekur në Gjakovë

Policia rajonale e Gjakovës ka dhënë detaje për një foshnje që u gjet e vdekur dje në Gjakovë.

Sipas policisë, të dyshuarën që i vdiq foshnja, e ka raportuar e ëma e saj.

Ky është njoftimi i policisë:

Me datën 22.03.2018 në orën 15:40 në stacionin policor në Gjakovë ankuesja Gj. C. ka raportuar se vajza e saj ka qenë në lindje në spitalin rajonal të Gjakovës dhe e njëjta është kthyer në shtëpi pa foshnjën e lindur.

Policia menjëherë e ka shoqëruar të dyshuarën – nënën e foshnjës L. M., 32 vjeçare, kosovare/ REA dhe ajo ka deklaruar se e ka lënë në rrugën “Dëshmorët e Morinës” në Gjakovë.

Policia menjëherë së bashku me të dyshuarën kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur foshnjën A. M., e gjinisë femërore e lindur një ditë më parë, ku ekipi mjekësor në vend ngjarje ka konstatuar vdekjen e saj.

Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa e dyshuara mbahet në ndalim policor. Rasti po hetohet nga hetimet rajonale në Gjakovë.


(Kosova Sot)