Dardan Sejdiu kërkon lirimin e deputetëve të LVV-së

  • 23 March 2018 - 11:13
Dardan Sejdiu kërkon lirimin e deputetëve të LVV-së

Grupi Parlamentar i Deputetëve të Pavarur, i ndarë nga Lëvizja Vetëvendosje u pajtuan lidhur me shtyrjen e votimit të rekomandimeve nga Interpelanca e Ramush Haradinajt për vdekjen e aktivistit të LVV-së, Astrit Dehari.

Sejdiu që është shefi i GDP po ashtu kërkoi që të lirohen deputetët e Vetëvendosjes që u arrestuan pasi hodhën gaz lotësjellës në seancën ku u ratifikua Demarkacioni me Malin e Zi.

“Pajtohem me shefin e grupit parlamentar të VV-së, gjithashtu bëjmë thirrje të lirohen deputetët e arrëstuar dhe të shtyhet kjo pikë”, tha Sejdiu

Deputetët Arbërie Nagavci, Drita Millaku, Fitore Pacolli, Liburn Aliu, Valon Ramadani, Salih Zyba dhe Xhelal Sveçla u arrestuan të merkurën nën dyshimin se hodhën gaz lotsjellës në seancën e Kuvendit.

Atë ditë deputetët e Vetëvendosjes hodhën gaz katër herë duke tentuar ta pamundësojnë votimin e marrëveshjes për demarkacion.

Prokuroria ka kërkuar paraburgim për shtatë deputetët, ndërsa Vetëvendosja lirimin e tyre.

(Kosova Sot)