Glauk Konjufca kërkon që Kadri Veseli të mbajë kurs edukativ

  • 23 March 2018 - 11:52
Glauk Konjufca kërkon që Kadri Veseli të mbajë kurs edukativ

Shefi i GP të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka kthyer edhe një herë vëmendjen te sharja që bëri kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, kur u hodh gaz lotsjellës nga deputetët e VV-së e që kamerat e incizuan.

Sipas Konjufcës, Veseli e dëshmoi me sharjen që bëri para dy ditëve në seancën që u zhvillua për Demarkacionin se nuk e meriton postin që bart.

“E fundit që dua ta përmend dhe ta përmbyll, na nevojitet edhe një kod elementar apo ndoshta bën edhe me ia mbajtë edhe një kurs edukativ kryetarit të Kuvendi”, ka thënë ai.

“Nëse e keni dëgjuar si ka sharë kryetari i Parlamentit, është edhe e incizuar, qysh ka sharë para dy ditëve në seancën për Demarkacionin, atëherë kjo bëhet shumë urgjente sepse kjo po vërtetohet se nuk e ka as edukatën, as kulturën elementare për të qenë në atë pozitë të kryeparlamentarit”, përfundoi Konjufca.

(Kosova Sot)