Çakorri me shqiptarë (Foto)

  • 23 March 2018 - 12:23
Çakorri me shqiptarë (Foto)

Tash kur marrëveshja për kufirin me Malin e Zi, është ratifikuar në Kuvend, dhe Çakorri ka mbetur jashtë Kosovës, fotografi të shumta që tregojnë se shqiptarët kanë jetuar e punuar në këtë zonë, po publikohen në rrjete sociale.

Një dashamirë i natyrës dhe bjeshkëve të Dukagjinit, Mensur Gashi, i cili është edhe pjesë e Hiking Kosovës, ka shpërndarë një foto nga një libër ku shihen disa burra shqiptarë, lehtë të dallueshëm për nga veshja, në Çakorr.

Foto është realizuar në vitin 1944.

Ndërsa një foto tjetër paraqet po ashtu burra duke luftuar ose ushtruar me armë në po këtë zonë.

Ndërsa libri sipas tij është arkiv.

Image

 

(Kosova Sot)