Veliu: KEDS po e lë Podujevën pa rrymë

  • 23 March 2018 - 13:07
Veliu: KEDS po e lë Podujevën pa rrymë

Kryetari i Komunës së Podujevë, Agim Veliu ka reaguar me anë të një komunikate pas reduktimeve të enrgjisë elektrike në komunën që udhëheq ai.

Ai ka thënë se ndërprerjet e shpeshta të energjisë elekrike me orë të tëra po e vështirësojnë jetën e qytetarëve në këto ditë të ftohta.

Tutje, në këtë reagim kryetari thotë se KED’s nuk e ka dhënë asnjë informatë ose sqarim.

‘Cilado qoftë arsyeja e ndërprerjeve të energjisë elektrike, kjo gjendje është e papërballueshme për qytetarët, institucionet (shkollat e ambulancat), por edhe bizneset në komunën e Podujevës, të cilat po pësojnë.

Kërkojmë nga KEDS-i që sa më parë të ndërmarrë masat e duhura për furnizimin e rregullt me energji elektrike në komunën e Podujevës, por edhe të ketë trajtim të barabartë për të gjithë konsumatorët, sepse është evidente se jo një të gjitha komunat ka ndërprerje-reduktime të energjisë elektrike,’ thuhet në reagimin drejtuar mediave.

(Kosova Sot)