E KONFIRMUAR: VV zyrtarisht po i quan Grupi i Devollëve, të tërhequrit nga VV-ja

  • 23 March 2018 - 13:55
E KONFIRMUAR: VV zyrtarisht po i quan Grupi i Devollëve, të tërhequrit nga VV-ja

Anëtarët dhe aktivistët e VV-së, tashmë edhe publikisht po i drejtohen Grupit të Deputetëve të Pavarur, si Grupi i Devollëve.

Madje i kanë shtuar edhe partneritetin këtij grupi, si Grupi Devolli Partners&Co.

Bashkëshorti i deputetes Albulena Haxhiu, i cili është edhe asamblesit i VV-së në Kuvendin komunal të Malishevës, Alban Krasniqi ka akuzuar këtë grup për ngjashmëri me “pushtetin” duke iu referuar posaçërisht shefit të Grupit të Pavarur të deputetëve Dardan Sejdiut dhe deputetës tashmë të AAK-së, Donika Kadaj Bujupi.

Ky është shkrimi i plotë i Krasniqit, pa ndërhyrje.

“Vota e Donikës e zhveshi cullak Grupin Devolli Partners&Co

Dardan Sejdiu në Interaktiv ju referua rezistencës sonë ngjashëm sikur regjimi dhe mediat e tij. Bile besoj që fjalinë për metodat ja ka shkruar Visari,marrë nga deklarimi i Ulpiana Lamës ish zedheneses se qeverise Çeku me 10 shkurt 2007 pas protestës ku regjimi i vrau 2 e plagosi mbi 80 protestues. Kjo sepse dyshoj që Dardan Sejdiu ta ketë parë e lere më kuptuar dokumentarin ‘’10 shkurti’’.
Mirëpo, çfarë metodatash përdori Grupi Devolli Partners në ‘’kundërshtim’’të demarkacionit si alternativë që ata po e trumbetojnë?!
E para : Transferoi Donikën nga Lëvizja VETËVENDOSJE! tek AAK per ta votuar demarkacionin, si pjesë e pazarit që shumë shpejt do ti dali koka.
E dyta: Një fjalim i vetëm dhe i lodhët nga Visari me një heshtje totale nga Frashëri, Aida, Molliqaj e të tjerët. Heshtje totale edhe nga servilët e tyre nga ish SP-ja.
E treta: Derisa deputetët e lëvizjes argumentonin në seancë, Visari nga Rubikoni, Batoni nga Klani dhe Kadria nga Kuvendi na sulmonin
E katërta: Ikja me bisht ndër vegë nga gazi lotësjellës dhe distancimi nga ai.
E pesta: Festa e tyre në mbrëmje me prerje tortesh e dolli rakie bashkë me Donika Meduzën që me votën e saj tokën e Kosovës e ktheu në gurë kufiri.
Krejt kjo tregon që të ‘’pakënaqurit’’ qenkan kënaqur e dalldisur nga gëzimi që ne nuk e ndalëm demarkacionin, që bashkëaktivistët e tyre të deridjeshëm u arrestuan dhunshëm e u larguan nga salla.
Ec e merre me mend si do vazhdonte dalldia e tyre nëse veprimet e pushtetit kundër nesh do ishin edhe më të rënda.” 

Edhe anëtari tjetër i VV-së, Adanan Rrustemi këtë grup e lidh tashmë me Devollët.

Devollët “kanë hyrë”në mes të VV-së, që nga koha kur kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, tash i larguar nga VV-ja, ishte parë në një jaht të vëllezërve Devolli.

(Kosova Sot)