Adem Mikullovci vizaton dhe ha keksa gjatë seancës

  • 23 March 2018 - 14:10
Adem Mikullovci vizaton dhe ha keksa gjatë seancës

Në Kuvendin e Kosovës tashmë ka filluar seanca me disa pika të rendit të ditës.

Në mesin e deputetëve të paktë të Vetëvendosjes që po marrin pjesë në seancë është deputeti më i vjetër në Kuvend, Adem Mikullovci.

Teksa po ndiqte debatin mes deputetëve, Mikollovci është fokusuar nga kamerat teksa po hante disa keksa e kikirikë.

Më pas, ai shihet teksa i fut në xhep keksat e mbetur. Duket se ai nuk ishte shumë i vëmendshëm për debatin që po zhvillohej në Kuvend.

Në një fletë të bardhë që ai kishte para vetës shiheshin disa vizatime që ai i kishte bërë.

Image

 

(Kosova Sot)