Aktivistët e VV-së, ia “marrin” punën Shpend Ahmetit

  • 23 March 2018 - 14:46
Aktivistët e VV-së, ia “marrin” punën Shpend Ahmetit

Pas ndarjes së asamblistëve të VV-së edhe brenda Kuvendit komunal të Prishtinës, pas largimit të Shpend Ahmetit nga VV-ja, këtij të fundit si duket po ja marrin punën aktivistët e ish partisë së tij.

Aktivisti i zëshëm i VV-së, Egzon Azemi ka postuar në rrjetin social facebook, një status ku u kërkon qytetarëve që problemet që i kanë nëpër lagjet e tyre, të ia drejtojnë në email zyrtar atij personalisht.

Ai ka shtuar se aktivistët e VV-së nga të gjitha komunat do u ndihmojnë atyre në zgjidhjen e problemeve që kanë.

“Të dashur qytetarë në emailin zyrtarë mund të dërgoni fotografi, kërkesa, ankesa, rreth problemëve qe i hasni në lagjën tuaj.

Asambleistët e Lëvizjes në të gjitha komunat e Kosovës do t’i adresojnë të gjitha problemet në institucionet përkatëse.

Me mendje e me zemër!” ka shkruar Azemi

(Kosova Sot)