Pengmarrje në Francë, dyshohet për sulm nga ISIS

  • 23 March 2018 - 15:11
Pengmarrje në Francë, dyshohet për sulm nga ISIS

Një njeri i armatosur besohet se ka vrarë së paku dy persona, përderisa tre të tjerë kanë mbetur të lënduar nga një pengmarrje që është duke vazhduar në Trebes, në pjesën jugore të Francës.

Policia ka arritur në vendin e ngjarjes, ku pengmarrësi ende po qëndron brenda një marketi.

I dyshuari ka shfaqur lidhje me shtetin islamik ISIS.

AFP raporton se shumica e punëtorëve dhe klientëve që në ato momente gjendeshin në market, kanë arritur disi që të largohen.

Autoritetet janë shfaqur mjaft të shqetësuara lidhur me rastin duke thënë se të gjitha shenjat tregojnë për një sulm të mundshëm terrorist.

Që nga viti 2015 Franca është goditur nga një numër i madh i sulmeve terroriste që lanë pas shumë viktima.

(Kosova Sot)