Policia franceze vrau pengmarrësin e armatosur

  • 23 March 2018 - 15:20
Policia franceze vrau pengmarrësin e armatosur

Policia ka qëlluar për vdekje personin e armatosur që vrau dy njerëz dhe mori peng disa të tjerë në një dyqan në jug të Francës.

Lajmin për vrasjen e pengmarrësit e ka konifrmuar Policia franceze, shkruan The Guardian.

Paraditën e së premtes në qytetin Trebes në Francën jugore një person hyri i armatosur në një dyqan. Ai gjuajti në drejtim të katër policëve duke plagosur njërin në krah.

I njëti person, që dyshohet të jetë pjesë e ISIS’it kishte hyrë në dyqan prej ku kishte marrë peng tetë pesona. Ngjarja kishte ndodhur rreth orës 11.

Presidenti francez, Emannuel Macron, duke folur në samitin e Bashkimit Evropian, ka thënë gjithçka tregon se sulmi është i natyrës terroriste, ndërsa ka paralajmëruar kthim të shpejtë në Paris. 

(Kosova Sot)