Burjani:Politika dirigjon gjykatat

  • 23 March 2018 - 15:48
Burjani:Politika dirigjon gjykatat
 Për ndonjë lëvizje më të shpejtë pozitive, është shumë skeptik njohësi tjetër i kësaj fushe Blerim Burjani. "Gjyqësia dhe Prokuroria ballafaqohen me probleme te njëjta, nuk ka zhvillim tjetër dhe lëvizje pozitive dhe nuk mund të pritet, përderisa pushteti politik mbetet i njëjtë. Pra, me këta njerëz të lidhur për sistemin e drejtësisë s'ka fare kapje e as dënime, e as rezultate për t'i ofruar BE-së, që kriter e ka luftimin e krimit të organizuar në pajtim me kushtin për liberalizim të vizave", theksoi ai. "Kosova nuk ka asnjë rezultat për të ofruar, sepse nuk ka dënime të plotfuqishme që janë nxjerrë ,pra nuk ka aktgjykime të formës së prerë me dënime adekuate, të gjithë janë shpallur të pafajshëm, s'ka ndalje të korrupsionit e as barazi para ligjit. Edhe një kohë të gjatë duhet të pritet për t'i ofruar BE-së ndonjë zhvillim normal dhe për të marrë vlerësim pozitiv", potencoi Burjani.