Maloku: Nuk do të ketë investime siç janë bërë për shumë kohë

  • 23 March 2018 - 15:54
Maloku: Nuk do të ketë investime siç janë bërë për shumë kohë
Afaristi Ramadan Maloku thotë për "Kosova Sot" se pa një qeverisje me duar të pastra dhe me një drejtësi të vendosur që të luftojë krimin e korrupsionin nuk ka investime nga jashtë."Kjo do të ndodhë vetëm atëherë kur prokuroria dhe gjyqësia do të fusin në burg disa prej këtyre kapove të krimit, atëherë do të kishim frenim të kësaj dukurie kriminale dhe një ambient pak më të pastër e më të lehtë e të sigurt për investime", tha ai."Nuk do të ketë investime siç janë bërë për shumë kohë dhe tani një 'shtet i haraçit' dhe po nuk patën përqindje politikanët e pushtetshëm, si në nivelin qendror po ashtu edhe në atë lokal, bllokojnë çfarëdo iniciative për investime, zhvillim dhe punësim e mirëqenie ekonomike tani e më shumë se 10 vjet rresht", ka thënë Maloku.