Prani e madhe e policisë së Serbisë afër sallës ku janë hendbollistet e Kosovës

  • 23 March 2018 - 17:18
Prani e madhe e policisë së Serbisë afër sallës ku janë hendbollistet e Kosovës

Forca të mëdha të policisë serbe e kanë bllokuar qasjen deri te qendra sportive Kovilovo, ku duhej të zhvillohet ndeshje e hendbollit mes Serbisë dhe Kosovës për grupmoshat deri në 20 vjeç, në konkurrencën e femrave, raportojnë mediat serbe.

Sot  qeveria serbe ua ka ndaluar junioreve serbe të përballen me moshataret e tyre kosovare, ndërsa më vonë u paraqit me deklaratë edhe ministri serb i policisë, i cili tha se ndeshja është anuluar me vendim të tijin – për arsye sigurie.

Siç lajmërojnë mediat serbe, kordonë të policisë momentalisht janë të vendosura gjithandej përreth qendrës sportive dhe nuk qasje nga asnjë drejtim, ndërsa në rrugë janë një numër i madh autobusësh, autoblindash dhe makinash policore.

(Kosova Sot)