Anëtari i VV-së: Vetëm një budalla mendon që në Kosovë më s’do të ketë luftë

  • 23 March 2018 - 17:29
 Anëtari i VV-së: Vetëm një budalla mendon që në Kosovë më s’do të ketë luftë

Për anëtarin e kryesisë së Vetëvendosjes, Elvis Hoxha, vetëm një budalla mendon që në Kosovë më s’do të ketë luftë.

Hoxha, një njeri ia afërm me liderin e VV-së, Albin Kurti dhe cili vjen nga dega e VV-së në Tiranë, me profesion është filozof, dhe njihet si njëri ndër njerëzit më me ndikim në filozofinë e Vetëvendosjes.

Ai në në emisionin FOX, ka thënë se vetëm një budalla mendon se nuk do të ketë më luftë, dhe shkak për këtë sipas tij janë luftërat e mëdha që po ndodhin në botë, dhe armatimin e Kroacisë dhe Serbisë. Madje, ai shtron edhe një pyetje duke thënë se: a më budallë jemi ne, apo ata që armatosen?.

Për Hoxhën, nuk ekziston as mbrotja e NATO-s, duke i quajtur budallenjë të gjithë ata që mendojnë që do i mbrojë Aleanca më e madhe ushtarake në botë.

“Nuk do të ketë më luftë… vetëm një budalla thotë se nuk do të ketë më luftë në kohën kur ka më shumë luftëra në planet se kurrë. Mbaroi lufta e ftohtë…vetëm një budalla mund ta besojë se ka mbaruar lufta e ftohtë. Lufta është aq e ftohtë sa mund të bëhet e nxehtë. Shihni rajonin, Kroacia po armatoset, Serbi po armatoset. Ata janë budallenjë për ne. Duhet t’i ndryshojmë këto. Këtë detyrë ka Vetëvendosje”, ka thënë në fund Hoxha.

Ai vazhdon “analizën” e tij, duke thënë se ai nuk është shqiptar i kafës, e as kuller i Prishtinës.

“Unë s’jam shqiptar i kafes as kuller i Prishtinës dhe të them se u zhdukën kufijtë. Jo jo, kufijtë vetëm një budalla thotë se janë zhdukur. Kufijtë nuk janë zhdukur.

Tutje Hoxha vazhdon me komentimin e të larguarve nga Lëvizja Vetëvendosje. I referohet Fisnik Ismailit me emrin “Fusnik”

“Vetëvendosje e lexon historinë në këtë formë. Shqiptarët duhet të zgjohen pavarësisht humbjeve të tyre. Fisnuk Ismaili që nuk është më Fisnik e mendon se po humbëm të tregohemi të zgjuar ta gëlltisim humbjen. Ne nuk i gëlltisim humbjet, ne i shënojmë. Nesër këto humbje mund t’i kthejmë në strategji lufte”, ka thënë Hoxha.

(Kosova Sot)