Badallaj:"Është shumë e vërtetë se gazeta e pakonkurrencë dhe numër 1, që në kohën e luftës e deri më sot, që quhet "Kosova Sot"

  • 23 March 2018 - 17:59
Badallaj:
Duke parë injorimin e së drejtës për kompensim të dëmit nga institucionet e drejtësisë në Kosovë për gazetën "Kosova Sot", analisti Reshat Badallaj nxjerr konstatimin që në Kosovë akoma janë në pushtet kryebanditët dhe banditët, kumbarët e Vuçiqit, ata që hanë darka e dreka nëpër hotelet më luksoze të botës, pra njerëz të shitur, sipas tij. "Është shumë e vërtetë se gazeta e pakonkurrencë dhe numër 1, që në kohën e luftës e deri më sot, që quhet "Kosova Sot", ishte vënë në shërbim të popullit, ushtrisë së lavdishme të UÇK-së dhe kombit. Mu për këtë, gazeta me ndihmën e tellallëve te UDB-së famëkeqe u vu në nishan dhe në syrin vëzhgues të kriminelëve dhe gjakësorëve serbo- çetnikë dhe u dënua dhe iu vu flaka duke i shkaktuar dëm të konsiderueshëm material me miliona, dhe se tërë shqiptarët ,duke i lënë në terrin informativ", tha Badallaj për "Kosova Sot".