Trump firmos ligjin për buxhetin

  • 23 March 2018 - 19:29
Trump firmos ligjin për buxhetin

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi të premten se ka nënshkruar projekt-ligjin e Kongresin që parashikon 1.3 trilonë dollarë shpenzime duke financuar qeverinë deri në 30 shtator dhe duke shmangur një orë mbyllje të qeverisë.

Nënshkrimi erdhi disa orë pasi Trump kishte kërcënuar të vendoste veton ndaj projekt-ligjit.

Ligji i ri parashikon rritje të mëdha të shpenzimeve ushtarake dhe atyre jo-ushtarake.

Ai i jep fund përpjekjeve të gjata të Kongresit që nga vjeshta e kaluar për të financuar agjencitë federale dhe u lejon ligjvënësve të përqendrohet në zgjedhjet e Kongresit që mbahen në muajin nëntor.

(Kosova Sot)