Në njërën anë kërkojnë liberalizim, në anën tjetër 'full' korrupsion:Përplasen Veseli dhe Kurti

  • 23 March 2018 - 19:34
Në njërën anë kërkojnë liberalizim, në anën tjetër 'full' korrupsion:Përplasen Veseli dhe Kurti

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka kritikuar qasjen e pushtetit në menaxhimin e ndërmarrjeve publike. Kurti ka thënë se si është e mundur të Ndërmarrjet Publike, si Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës të gjenerojnë më shumë të ardhura në kohën kur nuk kishte investime në to, se sa tani.

Kurti, foli po ashtu për punësime politike në borde të ndërmarrjeve publike e institucione tjera.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i ka reaguar ndaj kreut të VV-së. Veseli tha se është e vërtetë që ka pasur nga të gjitha partitë politike punësime në këto ndërmarrje. E në këtë pikë tha ai, hyn edhe Vetëvendosje.

Për këtë ai përmendi qindra punësime që janë bërë në Komunën e Prishtinës, dhe ato krejt nga aktivistëve të Vetëvendosjes.

Veseli tha se po punojnë që të hiqen këto praktika, dhe për këtë përmendi një marrëveshje që ka nënshkruar ai me Britaninë e Madhe për përzgjedhjen e anëtarëve të bordeve të ndërmarrjeve publike.

Albin Kurti më pas reagoi, duke mos mohuar faktin e punësimeve të anëtarëve të VV-së në Komunën e Prishtinës, por tha se ata e kanë shkatërruar mafian e ndërtimit.

 

(Kosova Sot)