Pas konfliktit me Kryeministrin, Vetëvendosja braktis Rexhep Selimin

  • 23 March 2018 - 19:38
Pas konfliktit me Kryeministrin, Vetëvendosja braktis Rexhep Selimin

Deputeti i Vetëvendosjes Rexhep Selimi e ka pësuar keq nga Ramush Haradinaj, i cili i ka thënë gjithcka sot në Kuvend. Selimi është munduar t’i përgjigjet Haradinajt nga banka e deputetit, por natyrisht aty është dëgjuar zëri i Kryeministrit, i cili duke e kontestuar të kaluarën e deputetit të VV’së e ka quajtur edhe rrenc por edhe epitete tjera.

Por, jashtë kamerave kur ka pushuar transmetimi i pamjeve nga Kuvendi i Kosovës, askush nga Vetëvendosje nuk e ka marrë në mbrojtje Selimin. Madje Albin Kurti është distancuar nga kjo përplasje. Këtë situatë e ka shpjeguar një deputet që ka qenë i pranishëm në sallë.

“Fol me Rexhën, mos fol me mu” i ka thënë Kurti Haradinajt.

Zakonisht deputetë të Vetëvendosjes reagojnë ashpër kur kolegët e tyre zihen me kundërshtarë politikë. Por kësaj here askush s’ka reaguar.

Ndryshe, Selimi dhe haradinajt kanë pasur raporte të mira që prej kohës së luftës. Madje rexhep Selimi një kohë ka qenë edhe pjesë e Aleancës për Ardhmërinë  e Kosovës.

Gjithcka ka filluar kur gjatë debatit në Kuvend Selimi ka thënë se një rrugë që është duke u ndërtuar në drejtim të Malit të Zi është shkurtuar.

 “Është evidente që pas miratimit të marrëveshjes pardjeshme, rruga për në Mali të Zi është shkurtuar më shumë, madje është shkurtuar për disa kilometra. Dua ta konfirmoj edhe një herë që unë nuk iu kam gëzuar kësaj, nëse dikush iu ka gëzuar kësaj janë ata që atë ditë në këtë sallë, pas ratifikimit duartrokitën dhe u përqafen me njëri-tjetrin, kurse, sa i përket asaj që t’i nxjerrim rrugët, rrugët që na u janë marrë i nxjerrim por rrugët që i kemi dhënë vet kurrë më nuk do të mund ti nxjerrim “, tha Selimi.

Por, Haradinaj ka reaguar në mënyrë të furishme duke I thënë Selimit gjithcka që si duket e ka mbajtur gjatë të akumuluar.

Ai ka rrënuar “mitin” e njeriut të paprekshëm cfarë është konsideruar Selimi në vitet e pasluftës.

“Ka diçka shumë interesant që dua t’ua them, Rexha është shumë i mençur. Prek që ia ka nis lëvizjes për liri, është aktiv po therrë nuk i ka hy, njëmend nuk i ka hy therrë Rexhep Selimit, ka shpëtuar vet, edhe pas luftës ka shpëtuar  mirë, nuk e ka bërë asnjë ditë burg, asnjë problem nuk i ka ndodhë...por prit veç pak, ti po thua  që për pak ditë pushtet e kam shit tokën, ti je rrenc i madh, ti ke qëndruar në Shqipëri je shëtit para luftës, gjatë luftës dhe pasluftës,  gjithë kohës, e din që nuk është ashtu, je ulë afër këtij burri për vota, ky ka me pa që ke me lanë këtë shpejt,”, i tha Haradinaj Selimit.

(Kosova Sot)