Humbi 31 kile pa bërë asnjë ushtrim

  • 23 March 2018 - 21:24
Humbi 31 kile pa bërë asnjë ushtrim

BEFASON NJË GJYSHE NGA SIDNEJ 

Ana Reyes humbi këtë peshë duke ndjekur një plan të thjeshtë, të pastër të ushqimit, pasi që u trondit nga një foto e bërë e katër gjeneratave të familjes së saj

Image

Një grua 50-vjeçare nga Sidnej, tanimë gjyshe, tregon sesi i humbi 31.5 kile për tre muaj, pa bërë ushtrime fare. Ana Reyes humbi këtë peshë duke ndjekur një plan të thjeshtë, të pastër të ushqimit, pasi që u trondit nga një foto e bërë e katër gjeneratave të familjes së saj. 'Nuk mund të besoja sesi dukesha. Në të njëjtën kohë, nuk mund të ngjitesha shkallëve, nuk mund t'i ngjyrosja thonjtë e këmbëve, ishte gjendje e tmerrshme', deklaroi ajo. 

 

Image

Falë ndryshimit në dietë 

Zonja Reyes pranon sesi, për shkak të pamjes së saj, kishte rënë në depresion. 'Nuk shoqërohesha, nuk kisha shumë rroba që më binin tamam, ndihesha tërësisht e turpëruar'. Kjo grua tani jo vetëm që e ka transformuar trupin e saj, por edhe jetën, falë ndryshimit në dietë, punës së vështirë dhe përkushtimit ndaj stilit të ri të jetës. Dieta që praktikoi kjo grua me sukses, është ajo që mban emrin '123diet'. Që nga fillimi, ajo asnjëherë nuk e 'tradhtoi' dietën, e cila përmbante shumë peshq, perime dhe proteina. Reyes thotë se efektet e dietës filluan që të vëreheshin që në fillim, pak ditë pas fillimit të saj. 

(Kosova Sot)