Shefqet Krasniqi: Nuk duhej të akuzohesha, duhej të konsultohesha

  • 23 March 2018 - 21:52
Shefqet Krasniqi: Nuk duhej të akuzohesha, duhej të konsultohesha

Imami Shefqet Krasniqi ka thënë se shteti nuk është dashur të akuzojë atë, por ta konsultojë atë.

“Ne para se të besojmë në pafajsinë tonë, kemi besuar në Zotin.  Procesi nuk më ka frikësuar asnjë fije, syri nuk më është trembur. Asnjëherë nuk kam dyshuar, njeriu e di vetën qysh është. Nga sinqeriteti e kam thënë: ju kam tutë ndërhyrjes politike.  Shefqet Krasniqin nuk kanë pasë nevojë me marrë, shteti është dashur ta konsultojë Shefqet Krasniqin”, ka thënë Krasniqi. “Nuk luftohet kanceri duke i burgosur mjekët”.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka liruar sot ish-imamin e Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi nga akuzat për tri vepra penale.
Krasniqi akuzohej për shtytje në kryerje të veprave terroriste, nxitje të urrejtjes dhe shmangie nga tatimi.
Kryetari i trupit gjykues, Beqir Kalludra, ka thënë se nuk ka pasur prova të mjaftueshme ndaj Krasniqit.
Pas vendimit të gjykatës, ish-imami ka thënë se e ka ditur që nga fillimi se është i pafajshëm.

(Kosova Sot)