Haradinaj për Rexhepin, Kosumin, Çekun, Thaçin, Mustafën: Kanë qenë Kryeministra qyqana

  • 23 March 2018 - 22:40
Haradinaj për Rexhepin, Kosumin, Çekun, Thaçin, Mustafën: Kanë qenë Kryeministra qyqana

Kryeministri Ramush Haradinaj i ka quajtur ‘qyqarë’ ish-kryeministrat që kanë udhëhequr me vendin para tij. Bajram Rexhepi, Bajram Kosumi, Agim Çeku, Hashim Thaçi e Isa Mustafa sipas Haradinajt nuk guxuan të përfundonin ato që ai i quan 'tema të mëdha'.

Kryetari i AAK’së thotë se me ardhjen e tij në pushtet po përfundohen punë të cilat është dashur të ishin kryer moti. Për këtë fajëson, ish-udhëheqësit e ekzekutivit para tij.

Kjo, sipas Haradinajt po nxit reagime ndaj qeverisë që ai udhëheq.

“E hetoj një luftë dhe një frikë ndaj meje për faktin se nuk i lë temat në tavolinë. Për faktin se do që kanë qenë para meje kanë qenë qyqana, s’kanë mundë me kry punë. Ki plot tema të këtij vendi që janë direkt të lidhura me jetën e qytetarëve që kanë fjet me vite. Prej që kam ardhe më i kry këto tema i hetoj reagimet”, tha Haradinaj.

Ai nuk ka dashur të saktësoj se kujt i është drejtuar me ‘quqana’.

“Kush ka qeverisë, me emra  s'po hy se po më vjen keq me hy në detaje por kush ka qeverisë para meje... plotë, plotë”, theksoi ai.

(Kosova Sot)