Hoxhaj ironizon me kryeministren e Serbisë: A doni të flasim në dialog për ngrohjen globale?

  • 24 March 2018 - 12:32
Hoxhaj ironizon me kryeministren e Serbisë: A doni të flasim në dialog për ngrohjen globale?

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj në një postim në Twitter ka ironizuar me kryeministren e Serbisë, Ana Brnabic, e cila së fundmi deklaroi se Serbia nuk do ta njohë Kosovën.

Hoxhaj tha se nëse kryeministrja e Serbisë nuk është e gatshme ta përmbush kushtin e BE-së për marrëveshje të detyrueshme ligjore dhe njohje të Kosovës, ndoshta në dialog duhet të fillojmë të diskutojmë për ngrohje globale, duke aluduar se dialogu që s’përfundon me njohje, është i pakuptimtë për Kosovën.

“E kemi një pranverë të ftohtë e me shumë borë, me gjasë do të ishte diskutim interesant”, ka thënë më tej Hoxhaj.