Azem Syla kthehet në arrest shtëpiak
Ish- komandantit të UÇK- së, Azem Syla i është caktuar masa e arrestit shtëpiak, disa javë pasi u lirua nga paraburgimi.
Burime të Kallxo.com kanë bërë të ditur se Gjykata e Apelit ia ka ndërruar masën e sigurisë Azem Sylës. Vendimi pritet të ekzekutohet shumë shpejt.
Azem Syla që po akuzohet për tjetërsim të pronave shoqërore në Rastin “Toka”, u lirua nga paraburgimi më 12 mars.
Lajmin e lirimit të Sylës atëherë e bëri të ditur avokati i tij Besnik Berisha.
Syla u lirua nga paraburgimi, pasi EULEX-i hoqi dorë nga gjykimi i tij dhe të tjerëve, duke ua lënë rastin vendorëve.
Gjyqtari Beqir Kalludra do ta gjykojë Rastin “Toka”.
Aktakuza e parë, e parashtruar nga një prokuror ndërkombëtar i PSRK-së, është ngritur kundër 22 të pandehurve dhe përbëhet prej 46 pikave.
(Kosova Sot)