ETC: Kemi mishin më të freskët në Kosovë. Qytetarët tallen me të! (Foto/Video)

  • 24 March 2018 - 15:56
ETC: Kemi mishin më të freskët në Kosovë. Qytetarët tallen me të! (Foto/Video)

Një ditë pasi që mediat raportuan për kapjen dhe asgjësimin e 550 kilogrameve të mishit të prishur në ETC në Mitrovicë, pronë e deputetit të LDK-së Ramiz Kelmendi, ELKOS në Facebook ka publikuar një video në të cilën përpiqet të promovojë mish të freskët.

“Mishi në dyqanet tona vjen çdo ditë i freskët dhe si rezultat i bashkpunimit me blegtorët vendor , agjensionin e veterinarisë dhe në përputhje me standardet europiane të përpunimit të mishit konsumatori ynë ka në dispozicion Mishin me pastërtinë dhe kualitetin më të lartë të mundshëm”, shkruan në përshkrimin e videos.

 

Por këtë mirë nuk e kanë pritur qytetarët të cilët kanë shpërthyer me komente.

“Jo po bravo ju koftë i freskët ma sdi qysh! Çka jan 12 vjet per marakli te mishit ihaaa, edhe masi prodhim vendor made in kosovo! Me rendesi me letra me kan mirë e ska lidhje kush e han a kah vjen a, sjan msu mirë popullata ju ka msu organizmi!!! Ah po krimineli ish kan n’kit ven!!!”, shkruan njëri komentues.

Image
Image
Image
Image

 

(Kosova Sot)