Ministri i Tregtisë falënderon UÇK’në, SHBA’në dhe NATO’n për çlirimin e Kosovës

  • 24 March 2018 - 16:20
Ministri i Tregtisë falënderon UÇK’në, SHBA’në dhe NATO’n për çlirimin e Kosovës

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka falënderuar së pari Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës pastaj SHBA’në dhe NATO’në për çlirimin e Kosovës.

Këtë falënderim Hasani e ka bërë në përvjetorin e 19 të bombardimeve të NATO’s mbi caqet e ushtrisë dhe policisë serbe.

“Sot më 24 mars, në 19 vjetorin e sulmeve të Aleancës Veri-atlantike NATO mbi caqet ushtarake e policore serbe, shprehim mirënjohjen tonë të thellë për SHBA-në, BE-në dhe NATO-në të cilët përmes ndërhyrjes ajrore parandaluan spastrimin etnik të vendit tonë. Kjo ndërhyrje e miqve tanë i dha fund regjimit, terrorit e gjenocidit serb mbi popullin e Kosovës. Faleminderit UÇK!  Faleminderit SHBA! Faleminderit NATO!”, ka shkruar Hasani, në FB.

“Kosova sot shënon njërin prej përvjetorëve më të rëndësishëm të historisë së saj”, ka shtuar ai.

Para 19 viteve, forcat e NATO’s kishin nisur bombardimet 78 ditëshe mbi caqet e ushtrisë dhe policisë serbe. Më 12 qershor, në Kosovë kishte ndërhyrë.

(Kosova Sot)