Arrestohen dy persona, vodhën 70 litra naftë në objektin e Ambasadës amerikane

  • 24 March 2018 - 18:33
Arrestohen dy persona, vodhën 70 litra naftë në objektin e Ambasadës amerikane

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të cilët kanë kryer vjedhje brenda objektit të Ambasadës amerikane në Prishtinë.

Të arrestuarit kanë vjedhur rreth 70 litra naftë në objektin e Ambasadës amerikane që është duke u ndërtuar në Lagjen Arbëria në Prishtinë.

Vjedhjen e kanë konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 13:30 njësitet policore të stacionit Qendra në Prishtinë kanë arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhje. N.O 37 vjeç dhe F.M 39 vjeç. Personave të dyshuar u është gjetur dhe konfiskuar një sasi e derivateve (7 bidona 10 litërsh), që dyshohet të jenë vejdhur”, tha zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Floria Ahmeti- Haziraj.

Të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë me urdhër të prokurorit.

(Kosova Sot)