Kelmendi: Kush ka më pak vota merr më tepër pushtet

  • 24 March 2018 - 19:46
Kelmendi: Kush ka më pak vota merr më tepër pushtet

Eksperti i fushës së Integrimeve Evropiane, Jeton Kelmendi, për gazetën" Kosova Sot", tha se në shumë aspekte të tjera Kosova në veprimin politik po bëhet rast "sui generis", një rast i veçantë në politikën ndërkombëtare, sepse nuk ka vend në planet që ndodh që 6 për qind të minoritetit, siç është ai serb, të jenë të barabartë e mbase edhe më shumë të drejta sesa kanë 90 për qind e shqiptarëve.

"Kemi një kryeministër që kishte vetëm 8 -10 për qind të votave të marra nga populli e tash pasi doli në gjah dhe e bleu edhe një deputete, duke i bërë 11 deputetë, sërish i bie të jetë partia e 5-të në vend, ndërsa LDK-ja e para, PDK-ja e dyta, LVV e treta, Grupi i deputetëve të Pavarur i katërti dhe AAK-ja partia e kryeministrit, është partia e pestë në vend.

AKR-ja, që është partia e zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli, është diku partia e 8 apo e 9 në vend dhe e tëra kjo tregon se sa absurde është politika dhe sa qesharake është demokracia në Kosovë", shpjegoi më tutje ai. Ndërsa për lojën e Pacollit me grupet parlamentare, analisti Kelmendi thotë se sa më shumë të zgjatë kjo Qeveri dëmet për vendin do të jenë më të mëdha. Sipas Kelmendit, kreu i MPJ-së është duke bërë vazhdimisht skandale diplomatike, duke e përkeqësuar edhe më tej pozicionin e Kosovës në rrafshin ndërkombëtar. 

(Kosova Sot)