Robotët me të drejta qytetare

  • 16 April 2018 - 21:21
Robotët me të drejta qytetare

REZOLUTA E PARLAMENTIT EVROPIAN 

Kjo mund të duket dilemë morale, që ka gjasa të haset në ndonjërin prej episodeve të serisë "Star Trek", por pyetja se a janë robotët persona, ka sfiduar edhe ligjvënësit evropianë. Kjo çështje së pari u ngrit në janar të vitit 2017, falë një paragrafi në një raport të Parlamentit evropian, ku këshillohej 'krijimi i statusit ligjor për robotët'. Qëllimi primar i këtij paragrafi ishte që të përcaktohej i kujt është faji nëse makinat inteligjente shkaktojnë ndonjë dëm. Por, ekspertët tani kanë filluar ta kundërshtojnë këtë veprim, duke thënë se ai është 'i papërshtatshëm' nga perspektiva ligjore dhe etike dhe mund të shkelë të drejtat e njeriut. 

Përgjegjësia ligjore

Një grup prej 156 specialistësh të inteligjencës artificiale nga 14 shtete, ka shkruar një letër të hapur drejtuar Komisionit Evropian në Bruksel, ku denoncohet ky veprim. Ata thonë se krijimi i statusit ligjor për një 'person elektrik' dedikuar robotëve që kanë aftësinë të mësojnë, është një ide e keqe, për shumë arsye. Kjo përfshinë edhe faktin se, në këtë mënyrë, kompanitë prodhuese të robotëve do të shpëtonin nga çdo përgjegjësi ligjore për dëmet e shkaktuara nga robotët e tyre. Kjo mund të çojë edhe deri te situata që robotët të paguhen, apo të kenë të drejta civile, thonë ekspertët.

Agjencia evropiane e robotikës

Në kohën kur industria e robotikës është duke u rritur me të madhe, anë- tarët e Parlamentit evropian tërhoqën vërejtjen vitin e kaluar se nevojiten rregulla, për të garantuar një nivel standard të sigurisë. Ata kërkuar krijimin e një agjencie evropiane të robotikës dhe inteligjencës artificiale, për të furnizuar autoritetet me ekspertizë teknike, etike dhe rregullatore. Në aspektin afatgjatë, ata kërkuan që robotët ta marrin statusin e 'personave elektronikë', gjë që do t'i bënte ata përgjegjës për dëmet që mund t'i shkaktojnë. 

(Kosova Sot)