Djali i Salih Çekajt: Pjesëtarët e FARK-ut nuk janë fsheh në therra

  • 19 April 2018 - 13:35
Djali i Salih Çekajt: Pjesëtarët e FARK-ut nuk janë fsheh në therra

Me një akademi përkujtimore në Prishtinë po përkujtohet rënia e heroit Sali Çekaj para 19 vitesh në Betejën e Koshares.

Një fjalë rasti mbajti djali i tij Hysen Çekaj, i cili tha se pa njerëz si Salihu dhe shumë të tjerë nuk do të gëzonim lirinë e sotme.

Këtë ditë e Hysen Çekaj e ka quajtur të dhimbshme por nuk ka lënë pa thënë disa fjalë për politikanët të cilët kanë deklaruar se pjesëtarët e FARK-ut pjesë e së cilës ishte edhe babai i tij “janë strehuar në therra”.

“Nuk di si duhet të ndihem unë, nëna motra, kur dëgjojmë në televizor nga njerëz të paskrupullt që na thonë se pjestarët e FARK-ut qenkan strehuar nëpër thera. Si paska mundësi atëherë që Sali Çekaj edhe në prezencë të familjarëve kishte treguar se është pjesëtar i UÇK-së nën komandë te FARK-ut të Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës të ketë gjetur vdekjen nga plumbi serb. Nuk paskan mjaftuar vdekjet, dhimbjet e luftës që disa qyqarë që nuk kanë pasur asnjë ndikim në luftë të flasin keq për dëshmorët”, tha djali i Salih Çekajt

(Kosova Sot)