Krim i rëndë në Itali, shqiptari godet gruan me thikë në zemër: Nuk e di ç’ndodhi, humba mendjen

  • 19 April 2018 - 15:09
Krim i rëndë në Itali, shqiptari godet gruan me thikë në zemër: Nuk e di ç’ndodhi, humba mendjen

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Xhenova të Italisë.

Një shqiptar ka goditur disa herë me thikë gruan, ndërsa ngjarja raportohet të ketë ndodhur në zonën e San Fruttuoso, në rrugën Donghi.

Sipas “genovatoday.it” të enjten në mëngjes një burrë 50-vjeçar godit me thikë gruan e tij gjatë një grindjeje për çështje xhelozie.

Ishin fqinjët e çiftit atë që dhanë alarmin se në orën 8 të mëngjesit kishin dëgjuar të bërtitura.

Pas mbërritjes së policisë u nxor jashtë shtëpisë trupi i gjakosur i gruas 40 vjeçare.

50 vjeçari shqiptar i identifikuar si Arben Kosova pranoi se e kishte goditur disa herë me thikë bashkëshorten Vojsava Kosova.

"Nuk e di se çfarë më ndodhi, kam humbur mendjen", tha muratori 50 vjeçar shqiptar para karabinierëve.

Gruaja e tij punonte në Xhenova si kujdestare, ajo u dërgua në spitalin e San Martino me disa lëndime në kraharor, ndërsa gjendja e saj është serioze.

(Kosova Sot)