Grapci:Qeveria e Kosovës duhet urgjentisht të veprojë pas akuzave

  • 19 April 2018 - 15:16
Grapci:Qeveria e Kosovës duhet urgjentisht të veprojë pas akuzave

Eksperti i ekonomisë, Dardan Grapci, për " Kosova Sot ", tha se Qeveria e Kosovës duhet urgjentisht të veprojë pas akuzave që i ka dhënë vetë nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti. "Mendoj që për 15 vjet Kosova ka qenë dhe është tranzit për kontrabandën ilegale, jo vetëm për duhan apo alkool, por edhe për kontrabandë me prodhimet ushqimore ku shumë nga këto produkte jo që po hyjnë ilegalisht, por janë edhe me afate të skaduara dhe të prishura, ku pastaj qytetarët po bëhen viktima të lloj-lloj sëmundjesh dhe viruseve", theksoi ai. "Vetëm me kamera nuk mund të kontrollohet Dogana e Kosovës, por duhet që të pajisen edhe me qen specialë, që janë të trajnuar për këso rastesh dhe që të bëhet në mënyrë manuale kërkimi i ndonjë dyshimi gjatë kontrollimit të kamionëve dhe maunave që hyjnë në territorin e Kosovës", vijoi më tej Grapci.

 

(Kosova Sot)