Kadriaj:Me këtë nivel të korrupsionit, Bashkimi Evropian nuk jep dritë të gjelbër

  • 19 April 2018 - 15:26
Kadriaj:Me këtë nivel të korrupsionit, Bashkimi Evropian nuk jep dritë të gjelbër

Ekonomisti Mustafë Kadriaj, për " Kosova Sot ", tha se Raporti i Progresit nuk mund të jetë pozitiv për Kosovën dhe nuk është aspak befasuese, sepse Raporti krijohet në bazë të të dhënave në terren dhe këto të dhëna tregojnë për evazion fiskal,korrupsion të zyrtarëve në të gjitha nivelet dhe si rezultat po dëmtohet qytetari dhe perspektiva e Kosovës. "Me këtë nivel të korrupsionit, Bashkimi Evropian nuk jep dritë të gjelbër për Kosovën, sepse në bazë të raportit bëhet agjenda për shtetet, kështu që Kosova ende është larg për agjenda serioze të BE-së", u shpreh ai. "Nuk ka mundësi që të jetë Raporti pozitiv, kur në Dogana ndalen kamerat dhe kalohet gjithçka duke dëmtuar buxhetin përmes evazionit fiskal si edhe duke rrezikuar shëndetin e qytetarit. Me këtë nivel qeverisës dhe me këtë kryeministër nuk priten ditë të mira për perspektivën e Kosovës në raport me BE-në", theksoi Kadriaj. "Me një kryeministër që në çdo deklaratë të krijon neveri dhe të bën me u ndie keq që në duart të kujt është shteti i Kosovës dhe me këtë edhe e rrit dozën e pesimizmit", vijoi më tutje ai. "Për fat jo të mirë, ky kryeministër ia ktheu orën prapa perspektivës së Kosovës, të vetmen punë të mirë që do ta bënte kryeministri, nëse ka pak ndërgjegje dhe ia do të mirën Kosovës, duhet të japë dorëheqje dhe të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare", ka vlerësuar Kadriaj. 

(Kosova Sot)