Ahmeti:Çdo qytetar ka përjetuar një përvojë të hidhur në institucionet e drejtësisë

  • 19 April 2018 - 15:46
Ahmeti:Çdo qytetar ka përjetuar një përvojë të hidhur në institucionet e drejtësisë

Të arsyeshme dhe me plot përmbajte i sheh të gjeturat për dobësi në sistemin e drejtësisë edhe njohësi i kësaj fushe, Hidajet Ahmeti."Nuk është për t'u habitur nga të gjeturat e Raportit të Komisionit Evropian, pasi që çdo qytetar së paku ka përjetuar një përvojë të hidhur në institucionet e drejtësisë, joprofesionalizmin, neglizhencë, korrupsion e joefikasitet në shërbime administrative. Mendoj se kemi prokurorë e gjykatës profesionistë e me integritet të lartë moral, por zinxhiri menaxhues është i kapur nga politika dhe kjo reflekton në performancën e dobët të institucioneve të drejtësisë", theksoi ai."KGJK-ja dhe KPK-ja janë thellë ta kapura nga pushtetet në vazhdimësi dhe pikërisht mbikëqyrja, kontrolli e me një fjalë dirigjimi bëhet nga këto dy institucione, ku edhe e përzgjedhja e gjyqtarëve dhe prokurorëve bëhet nën urdhrat e këtyre dy institucioneve partiake", vijoi më tej Ahmeti për "Kosova Sot". Sipas tij, duhet shtuar presioni për reforma në drejtësi. 

(Kosova Sot)