Zeka shkrin së qeshuri Dedën: Ishim bashkë në qendrat e masazheve në Prishtinë

  • 19 April 2018 - 16:26
Zeka shkrin së qeshuri Dedën: Ishim bashkë në qendrat e masazheve në Prishtinë

Në Komisionin për Integrime Evropiane, deputeti Milaim Zeka ka provuar t’ia tërheqë vëmendjen deputetit Ilir Deda që ta dëgjonte çka po fliste.

Madje Zeka tha se ‘Iliri nuk e di që kemi folë dje në Kuvend për një sërë çështjesh’ veç tjerash edhe për qendrat e masazheve nëpër Prishtinë, të cilat, ishte raportuar se ishin shndërruar edhe në vende ku ushtrohej prostitucioni.

“Pajtohemi në mënyrë absolute për krim të organizum, për korrupsion e të tana po ato janë debate që i bajmë në Parlament, po s’u kanë Iliri kësajde se kena folë për naftë e kontrabandë e për leje që i ka dhanë komuna e Prishtinës aty vend masazhi e ka dalë diçka tjetër e krejt kena folë”, ka thënë Zeka.

“Se di”, ia kthen Deda.

“Jo e din ti se edhe ti je kanë me mu atje në masazh po s’ka randësi”, ka thënë Zeka.

(Kosova Sot)