Abazi: 15 pikat kyçe që duhet të përfshihen në politikën e jashtme të Kosovës në raport me Serbinë

  • 19 April 2018 - 17:37
Abazi: 15 pikat kyçe që duhet të përfshihen në politikën e jashtme të Kosovës në raport me Serbinë

Analisti politik, Haki Abazi, përmes një shkrimi në profilin e tij zyrtar në “Facebook”, ka numëruar 15 pika, që sipas tij duhet të përfshihen në politikën e jashtme në raport me Serbinë.

Pika e parë, kërkon që të pezullohet çfarë do lloj dialogu me Serbinë, deri në heqjen e Kosovës, nga preambula e Kushtetutës së Serbisë.

Po ashtu, pikat tjera, përfshijnë kompensimin e dëmeve  nga pushtimi nga periudha kohore 1989 deri në 1999.

Shkrimi i plotë, i Haki Abazit:

15 Pikat qe duhet me urgjencë të elaborohen dhe të përfshihen në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës në raport me Serbinë:

1.Të pezullojë çfarëdo lloj dialogu me Serbinë deri ne heqjen e Kosoves nga preambula e Kushtetutës së Serbisë.
2. Të kërkojë kompensimin e dëmeve nga pushtimi nga 1989 deri 1999.
3. Të kërkojë shumën që i takon nga suksesioni i pasurisë së ish Jugosllavisë.
4. Dorëzimin dhe dënimin e vrasësve dhe urdhëruesve të familjes Jasharaj, vëllezërve Bytyqi, Fehmi Aganit dhe intelektualeve tjere.
5. Shfuqizimin e të gjitha aktakuzave të ngritura në kohën e Millosheviqit
6. Dënimin e shefit të shtatmadhërisë së ushtrisë serbe Dikoviç për veprat e tij me njësitin e mitorizuar të ushtrisë jugosllave/serbe në Drenicë.
7.Dorëzimin e trupave të të pagjeturve.
8. Dëmshpërblimin e të burgosurve dhe torturuarve të komunizmit.
9. Dorëzimin e dosjeve të vrasjeve të orkestruara të ushtarëve shqiptare si në rastin e Paraçinit.
10. Embargo të gjitha prodhimeve serbe të cilat shiten në tregun kosovar deri në ndalje të sabotimit të shtetësisë dhe njohjes së pavarësisë së Kosovës.
11. Nisja e përgatitjes së aktakuzës kundër Serbisë nëpërmjet Shqipërisë për gjenocid dhe “tokë të djegur” sipas dëshmisë së dhënë nga Ibrahim Rugova në Romë dhe dëshmitë tjera për të cilat autoritetet serbe kanë qenë në dijeni.
12. Pezullim të marrëveshjes së CEFTA-s” deri ne pranimin e barcodit te republikes se Kosoves.
13. Kerkim falje publike per te gjitha krimet e kryera ndaj Shqiptareve.
14. Hapjen e dosjeve dhe kompensimin e te gjthe pasurise se marre nga pastrimi etnik i kryer nga territoret e Nishit dhe Toplices.
15. Nderprerjen e masave diskriminuese ndaj Shqiptareve ne Luginen e Presheves qe ka me qellim shpernguljen e tyre dhe pastrimin ektnik.

(Kosova Sot)