Presidentja kroate: Akti i Sheshelit theu raportet Kroaci-Serbi

  • 19 April 2018 - 18:37
Presidentja kroate: Akti i Sheshelit theu raportet Kroaci-Serbi

Presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitaroviq, ka thënë se raportet ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë janë thyer pas përdhosjes së flamurit nga radikali serb, Voisllav Sheshel, gjatë një vizite të një delegacioni kroat në Kuvendin e Serbisë.

“Serbia duhet ta qartësojë nëse Shesheli e ka bërë me të vërtetë atë që ai ka thënë. Nëse vërtetohet se ai ka shkelur mbi flamurin e Kroacisë, duhet të dënohet me ligjet përkatëse. Dënimi për akte të tilla në Serbi është deri në tre muaj burg ose me para”, ka deklaruar shkruan e përditshmja serbe ‘Danas’.

Kitaroviq gjithashtu u shpreh se ajo shpreson se ky akt nuk do të shkaktojë pasoja tjera dhe luftë të mëtejshme verbale mes Kroacisë dhe Serbisë.

Ajo deklaroi se raportimet që gjatë vizitës së Vuçiqit në Beograd nga persona të ndryshëm është djegur flamuri serb, nuk qëndrojnë dhe se këtë mund ta vërtetojnë edhe deklaratat e Ambasadës serbe në Kroaci.

 

(Kosova Sot)