Mehmeti:Qytetarët janë lodhur me mospunën e institucioneve

  • 19 April 2018 - 18:54
Mehmeti:Qytetarët janë lodhur me mospunën e institucioneve

Jonuz Mehmeti thotë se qytetarët janë të lodhur jo me raportet reale të BE-së për Kosovën, por me mospunën e institucioneve të vendit. Ai nuk i jep aspak të drejtë qëndrimit kritik të presidentit Thaçi në raport me të gjeturat e konstatuara. "Besoj që BE-ja ka të drejtë kur bie këso raportesh dhe këso konstatimesh për Kosovën. Jemi shtet i ri, jemi shtet akoma i pakonsoliduar si duhet... Presidenti premtoi shumë, por nuk u realizuan ato", u shpreh ai. Sipas Mehmetit, një prej veprimeve që ka ndikuar te BE-ja në ngadalësimin e këtij procesi mund të jetë edhe tentativa për bllokimin e Gjykatës Speciale.

 

 

(Kosova Sot)