Nesër seancë e jashtëzakonshme, diskutim për Raportin e Progresit

  • 19 April 2018 - 18:57
Nesër seancë e jashtëzakonshme, diskutim për Raportin e Progresit

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që nesër në ora 10:00 të mbahet seanca për debatin për raportin për Kosovën të Komisionit Evropian.

Kjo është bërë e ditur nga Zyra për publikun e Kuvendit të Kosovës, ku është vendosur të mbahen edhe tri interpelanca të kryeministrit Ramush Haradinaj më 26 prill.

Ndërsa një seancë tjetër do të mbahet edhe më datën 3 maj.

 

 

(Kosova Sot)