Meghan nuk e fton në dasmë vëllain e saj

  • 19 April 2018 - 19:00
Meghan nuk e fton në dasmë vëllain e saj

Thomas Markle konfirmoi se nuk ishte ftuar në martesën motrës nga babai, Meghan me princin Harry, në një intervistë për të përditshmen “Daily Mirror”, ku ai shpreh keqardhje që ajo ka harruar rrënjët e saj familjare.

Thomas Markle, 51 vjeç, theksoi se nuk e kishte parë aktoren amerikane 36-vjeçare, e cila po përgatitet të bëhet pjesë e familjes mbretërore britanike më 19 maj, që prej vdekjes së gjyshes së tyre në vitin 2011 dhe largimit të saj në Toronto për t’u kthyer në serialin “Suits: avocats sur mesure”.

“Ndoshta familja e saj amerikane është një burim turpi për të”, theksoi ai për të përditshmen para se të konfirmonte “nuk jam i mërzitur, vetëm i zhgënjyer. Është zhgënjyese duke marrë parasysh se dikur kemi qenë shumë të afërt”.

Këto muajt e fundit, përpjekjet për të hyrë në kontakt me Meghan nëpërmjet shërbimit të komunikimit të familjes mbretërore kanë dështuar.

“Ata nuk denjuan ta merrnin email-in tim të fundit. Kjo është shumë lënduese”, theksoi ai.

“Ajo ka luajtur rolin më të madh të jetës së saj”, nënvizoi ai duke shtuar se që prej kohës që u bë pjesë e Hollywood, ajo u bë një tjetër person. Ajo ka harruar rrënjët dhe familjen e saj.

Ndërkohë që prania e babait të tyre, Thomas Markle Senior, 73 vjeç, nuk është konfirmuar zyrtarisht, ai theksoi se shpresonte që ajo t’i kërkonte ta shoqëronte në altar.

(Kosova Sot)