Lëvizje befasuese mes dy Koreve, hapet linja telefonike mes tyre

  • 20 April 2018 - 16:23
Lëvizje befasuese mes dy Koreve, hapet linja telefonike mes tyre

Në atë që mund të shihet si edhe një hap tjetër historik drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy koreve, këto dy vende kanë hapur linjat telefonike mes tyre. Koreja Veriore dhe ajo Jugore kanë hapur linjat telefonike për herë të parë në historinë e tyre përpara takimit mes dy presidentëve të shteteve respektive

Zyra presidenciale e Koresë Jugore tha se “Një thirrje provë prej 4 minutash dhe 19 sekondash midis presidencës së Shtëpisë Blu të Seulit dhe Komisionit të Fuqishëm Shtetëror të Phenianit shkoi mirë”.

Në të kaluarën, të dy palët kanë komunikuar nëpërmjet një linje telefonike në fshatin e kufirit Panmunjom, por linja shpesh është mbyllur, raporton “DW”.

Pas disa viteve të rritjes së tensioneve mes dy shteteve, për shkak të provave nukleare nga ana e Koresë Veriore ka filluar të zbutë qëndrimet e saj karshi vendeve perëndimore.

Moon dhe Kim do të takohen në takimin e tyre të parë historik të premten – takimi i tretë ndërmjet fqinjëve qëkur kishte përfunduar lufta koreane në vitin 1953. Kim më vonë do të takohet edhe me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
Në këtë takim do të diskutohet denuklearizimi i Koresë Veriore.

(Kosova Sot)