Salihu:Skandali i radhës i pushtetarëve tanë është ndër më të rëndët

  • 20 April 2018 - 18:10
Salihu:Skandali i radhës i pushtetarëve tanë është ndër më të rëndët

Deputeti tjetër i Kuvendit të Kosovës nga tabori i opozitës, Salih Salihu (i pavarur) për gazetën "Kosova Sot", tha se aspak nuk duhet që të habitemi se përse Qeveria e Kosovës po vazhdon që të bëjë skandale në pritjen e zyrtarëve të lartë ndërkombëtar, sepse ky skandal protokollar nuk është i pari që po e bëjnë qeveritë tona të pasluftës. Opozitari Salihu thotë se edhe një herë jemi duke dëshmuar para botës se nuk jemi të denjë që të sillemi si duhet me miqtë tanë ndërkombëtarë. "Skandali i radhës i pushtetarëve tanë është ndër më të rëndët, sepse në këtë rast bëhet fjalë për një skandal protokollar që ndodhi me rastin e vizitës së kryeministrit bullgar vendi, i të cilit e ka udhëheqjen 6 mujore të BE-së dhe veç saj bëhet fjalë për një lider të një shteti që tradicionalisht dhe historikisht kanë qenë miqtë tanë", potencoi ai."Shkelja e protokollit shtetëror në pritjen që ju mikut tonë nga Bullgaria nuk ka qenë me fajin e z. Gazmend Abrashi, këshilltar ekonomik i kryeministrit Haradinajt. Kjo sepse fundja Abrashi vetëm e ka respektuar dhe e ka kryer me përpikëri një vendim të Qeverisë së Kosovës. Ndërkaq e tërë barra e përgjegjësisë bie mbi kryeministrin Haradinaj dhe ministrin e Jashtëm, Pacolli, që ka qenë dashur të jenë në Aeroportin e Prishtinës për ta pritur mysafirin e lartë ndërkombëtar", vlerësoi Salihu. 

 

(Kosova Sot)