Selmanaj: Me emërimin e Shpend Maxhunit në AKI po konsolidohet kapja e shtetit

  • 20 April 2018 - 18:19
Selmanaj: Me emërimin e Shpend Maxhunit në AKI po konsolidohet kapja e shtetit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka reaguar lidhur me emërimin e Shpend Maxhunit në postin e drejtorit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI).

Selmanaj ka thënë se me emërimin e Maxhunit, në postin e drejtorit të AKI-së Thaçi dhe Haradinaj po tregojnë se nuk po duan ta ç’kapin shtetin sipas tij në këtë mënyrë kapja e shtetit po konsolidohet.

“Pse Raporti i Progresit thotë se institucionet e Kosovës janë të kapura. Para dy orëve presidenti së bashku me kryeministri emëron Shpend Maxhunin drejtor të AKI-së, ne kërkonim që Maxhuni të shkarkohet për shkak të përfshirjes së tij në arrestimin e gylenistëve dhe çka ndodhë Thaçi dhe Haradinaj na tregojnë se le që se kemi ndërmend me e ç’kap shtetin por kapja e shtetit po konsolidohet”, ka thënë ai gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës.

Maxhuni më herët kishte qenë drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, ndërsa do ta zëvendësojë Driton Gashin në postin e drejtorit të AKI-së i cili dha dorëheqje pas kërkesës së Haradinajt për shkarkim lidhur me rastin e gjashtë gylenistëve.

 

(Kosova Sot)