Bislimi:Agim Çeku është kryesori që i ka nënshkruar këto lista!

  • 20 April 2018 - 22:10
Bislimi:Agim Çeku është kryesori që i ka nënshkruar këto lista!

Gjykim identik ka edhe Jonuz Bislimi. "Kjo farë loje është duke u luajtur kështu, dhe çdokush e di këtë punë që nuk ka qenë ai numër i veteranëve, por për këtë fajtorë janë ata komandantët e tyre. Sikur që e kam dëgjuar edhe mbrëmë, Agim Çeku është kryesori që i ka nënshkruar këto lista dhe sigurisht që tani duhet të ndërmerret diçka. Normal që ata që kanë pushtet po fshihen, këtu janë disa njerëz të njohur që i kanë bërë këto gjëra dhe normal që po fshihen", potencoi ai. "Këta e di secili komandant, e di se sa ushtarë i ka pasur, dhe është shumë e vërtetë që po fshihen. Sikur që dëgjova, 70 milionë po shkojnë më tepër me këtë numër të tanishëm, e që nuk ekziston kjo, që po ta pyesësh edhe një fëmijë të djepit e di këtë dhe të tregon, fëmija katërvjeçar është veteran i luftës", tha Jonuz Bislimi. Sipas tij, duhet të fillojë ndjekja ndaj secilit që i ka kontribuar këtij skandali. 

 

(Kosova Sot)