SHBA do të furnizojë Japoninë me super-avionët luftarakë

  • 20 April 2018 - 22:37
SHBA do të furnizojë Japoninë me super-avionët luftarakë

Kontraktori i qeverisë amerikane për mbrojtjen "Lockheed Martin" planifikon të zhvillojë një hibrid të eksportit të ndaluar të F-22 Raptor dhe avionëve të avancuar F-35 Lightning II për Japoninë, thanë burimet për Reuters.

Kontraktori i mbrojtjes i SHBA thuhet se ka diskutuar furnizimet me zyrtarë në Ministrinë e Mbrojtjes të Japonisë. Avionët e propozuar thuhet se "kombinojnë F-22 dhe F-35 dhe mund të jenë superior ndaj të dyjave".

Propozimi formal do të bëhet në përgjigje të kërkesës së Tokios për informacion (RFI) sapo korporata të marrë miratimin e qeverisë amerikane për shitjen e teknologjisë ushtarake të ndjeshme jashtë vendit, thanë burimet.

Kontraktori i madh japonez i mbrojtjes "Mitsubishi Heavy Industries" aktualisht është duke zhvilluar avionët eksperimental në vend, për të testuar teknologjitë e avancuara të avionëve luftarak.

Nëse projekti do të ketë sukses, një avion luftarak F-3, i cili duhet të zhvillohet sipas teknologjisë së gjeneratës së gjashtë, do të mund të nisë fluturimet në vitin 2027. Deri më tani, Mitsubishi ka testuar një prototip jetëshkurtër, i quajtur X-2.

Pavarësisht investimeve të mëdha prej rreth 40 miliardë dollarësh, autoritetet japoneze ende kërkojnë bashkëpunim ndërkombëtar për të ndarë kostot dhe për të marrë qasje në teknologjitë e nevojshme.

(Kosova Sot)