Detajet e shpërthimit në banesën e drejtorit të burgjeve

  • 20 April 2018 - 23:49
Detajet e shpërthimit në banesën e drejtorit të burgjeve

Një sasi lëndë plasëse shpërtheu mbrëmjen e sotme në banesën e Nazmi Demerxhiu, Drejtor i Paraburgimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve. Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Ahmetaq të Fushë Krujë.

Eksplozivi shpërtheu jashtë banesës së tij, ndërsa gjatë shpërthimit e gjithë familja ka qenë në banesë, por nuk raportohet për persona të lënduar por vetëm për dëme materiale.

“Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, tha Policia.

Në vitin 2010 Nazmi Demerxhiu ka qenë i dënuar, i akuzuar për shpërdorim i detyre, pasi në këtë periudhë kur ai ka qenë Drejtor në Burgun e Lezhës, është arratisur një i burgosur, Admir Tafili, i cili kishte përfituar nga leja disaorëshe që i ishte dhënë nga burgu i Shënkollit në Lezhë.

Por më pas, ai është shpallur i pafajshëm nga Prokuroria dhe është lënë i lirë.

(Kosova Sot)