Serbia mashtron, gjen një mënyrë për t’i ikur taksës së vendosur nga Kosova

  • 21 April 2018 - 11:13
Serbia mashtron, gjen një mënyrë për t’i ikur taksës së vendosur nga Kosova

Edhe përkundër faktit që tatimi i vendosur nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë fillimisht u cilësua ndihmë për bizneset, Serbia ka gjetur një rrugë tjetër për të mos e paguar atë.

Kështu ka bërë të ditur drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Mullisëve të Kosovës, Muharrem Farizi.

Farizi ka thënë se kanë informata që mielli i Serbisë është duke u importuar në Kosovë, në emër të firmave të Bosnjës.

Ai teksa ka thënë se vendimi i ministrit të MTI-së, Bajram Hasani ka qenë ndihmë për mullisët, prapë është arsyetuar se këta të fundit nuk kanë fuqi të mbrohen nga tregtarët serbë.

(Kosova Sot)