Kosovari arrestohet në Slloveni – transportonte migrantë ilegalisht

  • 21 April 2018 - 11:19
Kosovari arrestohet në Slloveni – transportonte migrantë ilegalisht

Një shtetas kosovar është arrestuar në Koper të Sllovenisë. Sipas mediave sllovene, kosovari është arrestuar saktësisht në qytetin e vogël Ilirska Bistrica, pasi ishte duke transportuar ilegalisht nëntë migrantë.

Migrantët raportohet të jenë shtetas turq dhe kosovari po provonte të kalonte bashkë me ta kufirin Slloveni – Kroaci.

Arrestimi ka ndodhur të hënën, me 16 prill.

(Kosova Sot)