Policët që u rrahën në veri ishin të dehur, mësohen emrat e tyre

  • 21 April 2018 - 12:47
Policët që u rrahën në veri ishin të dehur, mësohen emrat e tyre

Rrahja mes dy policëve në Veri të Mitrovicës mbrëmë pasmesnate, mësohet se ka ndodhur derisa të dy zyrtarët ishin të dehur.

Kështu mëson Gazeta Metro nga burimet e saj brenda Policisë, të cilët shtojnë se policët që u rrahën janë Predrag Bogosavljevic dhe Zoran Petrovic.

Lajmin më herët e ka konfirmuar për Gazetën Metro edhe zëvendës drejtori i Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës, Besim Hoti,  cili tha se të dy personat i takojnë përkatësisë etnike serbe.

Hoti shtoi se asnjëri nga ta nuk janë pjesë e policisë rajonale të veriut, por të rajoneve tjera, por megjithatë ngjarja ka ndodhur në veri.

Siç tha ai , njëri prej tyre ka marrë lëndime të rënda trupore( Predrag Bogosavljevic) dhe i njëjti gjendet për tretman mjekësor në spitalin e veriut të Mitrovicës.

“Njërit prej policëve i është thyer hunda, ndërsa rasti është duke u hetuar si sulm ndaj personit zyrtar”, ka thënë Hoti.

Hoti po ashtu theksoi se Policia dhe inspektorati po merren me rrethanat e këtij rasti.

(Kosova Sot)