Bananja që kushtoi mbi 1,000 euro, befasohet konsumatori

  • 21 April 2018 - 15:43
Bananja që kushtoi mbi 1,000 euro, befasohet konsumatori

Një supermarket në Britani është detyruar të kërkojë falje pasi e ka faturuar një klient më tepër nga çfarë duhej. E diferenca ishte tepër e madhe.

Bobbie Gordon kishte porositur 11 fruta të ndryshme, të cilat i kishin kushtuar mbi 1 mijë paund. Pagesa ishte ndaluar nga banka, që e ka njoftuar se blerja e saj i kalonte limitet.

E pasi ka parë mirë faturën, Gordon ka vënë re se vetëm bananja i kishte kushtuar mbi 930 paund (1,070 euro).

Rasti është edhe njëherë, se gjithnjë duhet patur kujdes para se të bëjmë pagesat.

(Kosova Sot)

Image