Pacolli e bën ambasador në Gjermani vëllain e Armend Zemajt, Astritin

  • 21 April 2018 - 16:16
Pacolli e bën ambasador në Gjermani vëllain e Armend Zemajt, Astritin

Hashim Thaçi kishte graduar vëllain e Armend Zemajt, Astritin në vitin 2016 në pozitën e Zëvendësambsadorit në Ambasadën e Gjermanisë. Ndërkohë, Behgjet Pacolli e ka emëruar Ambasador. Këtë e ka bërë të ditur Pacolli kur ka falënderuar Astrit Zemën për angazhimin e tij për gjetjen dy fëmijëve kosovarë në Gjermani që u raportua se kishin humbur.

Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli e ka falënderuar  Astri Zemajn, tash ambasador,i cili sipas tij qëndroi në krye të detyrës që nga lajmi për moskthimin në shtëpi të dy fëmijëve kosovarë e deri në gjetjen e tyre.

Pacolli thotë se ai në vazhdimësi koordinohej me institiconet gjermane dhe ministrinë e Jashte të Kosovës.

“E falënderoj shumë Ambasadorin e Kosovës në Berlin z. Astrit Zemaj i cili pa lodhje qëndroi në krye të detyrës së tij në mënyrë dinjitoze. Nga momenti kur mori lajmin për mos kthimin në shtëpi (zhdukjen) e dy fëmijëve, qytetarë të Kosovës, e deri të gjetja e tyre, asnjëherë nuk u ndal, duke i koordinuar punët me institucionet gjermane dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosoves. Ju përgezojë Ambasador”, ka shkruar Pacolli në fcb.

Por Behgjet Pacolli e kishte emëruar në pozitën e ambasadorit vëllain e deputetit të LDK'së në dhjetorin e 2017'ës, vetëm disa muaj pas formimit të Qeverisë Haradinaj.

Ndërkohë, ka nisur kthimi i ambasadorëve në Kosovë që u ka mbaruar mandati në shërbimin diplomatik. Në mesin e tyre janë ambasadorët në Turqi, Slloveni, Mbretëri e Arabisë Saudite, Britani, Maqedoni e Bullgari.

Nënshkrimi i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë që tetë ambasadorë lirohet nga kjo detyrë nëpër shtetet përkatëse ku e kanë përfaqësuar vendin.

Ambasadorët të cilët janë liruar nga detyra janë Valdet Sadiku (Serbi); Edon Cana (Francë); Avni Spahiu (Turqi); Nexhmi Rexhepi (Slloveni); Rexhep Boja (Mbreteria e Arabisë Saudite); Lirim Grejçevci (Mbretëria e Bashkuar); Ylber Hysa (Maqedoni); Shpend Kallaba (Bullgari).

Kosova prej se ka shpallur pavarësinë shërbimin diplomatik e ka ndërtuar në shumicën e rasteve me staf diplomatik të ardhur nga partitë politike.

Edhe ambasadorët që do të kthehen në Kosovë, një pjesë e tyre, kanë qenë shërbëtor të partive aktuale politike në Kosovë.

Nuk dihet nëse ata do të zëvendësohen përsëri me të deleguar të partive politike në pushtet.

PDK, AKR e AAK kur kanë ndërtuar koalicionin qeveritar ishin marrë vesh edhe për pozitat diplomatike krahas dërgimit të njerëzve të tyre nëpër borde të ndërmarrjeve publike në Kosovë.

(Kosova Sot)